KOMENTE PAS SHORTIT

Respekt maksimal
14 December, 2015 @13:03
Drejtori i Barcelonës, Albert Soler, ka thënë se Arsenali dhe Barcelona luajnë me stil të njejtë dhe do të jetë kënaqësi për tifozët kjo ndeshje.
Sa i përket asaj se kush do të kalojë përpara në çerekfinale, Soler ka qenë i kujdesshëm.
“Dy ekipe të mëdha në takim të madh. Respektojmë kundërshtarin maksimalisht, pasi që është ekip i madh dhe do të jetë vështirë. I sigurtë është vetëm spektakli,” ka thënë ai për uefa.com.
Barcelona përfundoi fazën grupore të Ligës së Kampionëve si lider në grupin përkatës derisa Arsenal u kualifikuar krejt në fund, pasi që eliminoi Olympiacosin.