KOMENTE PAS SHORTIT

REUTERS/Arkiv
S’jemi favoritë
14 December, 2015 @13:00
Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka refuzuar të marrë epitetin e favoritit në përballjen e përcaktuar nga shorti Roma - Real Madrid.
“Roma është ekip i vështirë. Do të jetë vështirë ndaj tyre. Nëse e shohim veten favorit, nuk do të jetë mirë për ne. Roma është ekip italian dhe italianët nuk të japin shumë raste,” ka thënë ai për uefa.com.
Real Madrid ka përfunduar si lider i Grupi A në fazën grupore, ndërsa përballja me Romën pritet të jetë tejet interesante.