NË OLIMPICO

Sampdoria s’lejon të fitojë Lazio
14 December, 2015 @22:39
Etrit Berisha, portier i kombëtares u fut në 10 minutat e fundit të ndeshjes për të mbrojtur për Lazion, por nuk arriti që të shpëtojë ekipin nga disfata, pasi që Sampdoria në kohën shtesë të takimit barazoi dhe shkëputi një pikë në Olimpico.
Të dyja skuadrat në stinorin e kaluar luanin për pjesën e epërme të tabelës, ndërsa këtë stinor po tentojnë të arrijnë mesin e artë pasi që janë shumë më poshtë sesa që u parashikua.
Në fund, barazimi 1-1 nuk kënaqi Stefano Piolin e Lazios, derisa solli buzëqeshje në fytyrën e Vincenzo Montellas.