I ZHGËNJYER

REUTERS/Arkiv
S’kemi gjasa për TOP 4
15 December, 2015 @12:21
I zhgënjyer totalisht nga humbja e fundit prej Leicester Cityt, Jose Mourinho, dukej edhe në fytyrë i tronditur në deklaratën e tij pas ndeshjes.
Së fundi ai ka thënë se tashmë Chelseat nuk i mbetet asgjë përveç se të luftojë për të arritur njërin ndër vendet që dërgojnë në Europë, e jo TOP 4-shen që dërgon në Ligë të Kampionëve.
“Duhet të shpresojmë për një pozitë deri te i gjashti. Duke parë rezultatet e ekipeve tjera, ka gjasa për këtë. S’kam çka të shtoj për lojën. Leicester e meritoi fitoren. Bëmë gabime në mbrojtje dhe ata na ndëshkuan,” ka thënë ndër të tjera Mourinho në deklaratën e tij pas ndeshjes.
Chelsea aktualisht është në pozitën e 16 të Premier League, derisa ka siguruar të tetën e finales në Ligë të Kampionëve.
Ata janë kampionë aktual të Anglisë.