Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STËRVITJET VAZHDOJNË

Liria punon ende

BOROZANI/D.S.

Liria punon ende


15 December, 2015 @14:17

Liria, që është në zonën e rrezikshme të Superligës, është duke vazhduar stërvitjet në stadiumin “Përparim Thaçi” edhe pse stinori vjeshtor ka përfunduar. 

Bardhezinjtë nga Prizreni janë duke tentuar të mbajnë formën për shkak të pushimit të gjatë ndërmjet gjysmëstinorëve, ka thënë trajneri i tyre, Erdogan Celina, për faqen zyrtare të klubit sot. 

“Po punojmë tre herë në javë dhe po mundohemi të mbajmë ritmin. Do të punojmë deri më 22-23 dhjetor,” ka thënë Celina. 

TABELA E SUPERLIGËS

Liria pritet që të ketë luftë të ashpër në pranverë për t’i ikur zonës së rrezikshme të Superligës, ndërsa Celina ka sinjalizuar se përgatitjet për pjesën tjetër të stinorit do të nisin më 10 janar 2016. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga