ISH KAMPIONI I HOLANDËS

Twente suspendohet nga garat europiane
16 December, 2015 @9:52
Twente, skuadra nga Eredivisie e Holandës, që ishte shpallë kampion i këtij vendi në stinorin 2009/10, është suspenduar nga garat europiane për tre vjet.
Arsyeja e suspendimit është se ekipi i ka shitur të drejtat e transferimit të lojtarëve të saj një agjencioni të jashtëm, ku është vlerësuar se ky agjencion mund të manipulojë me çmimet e lojtarëve.
Twente ka thënë se nuk do të ankohet për këtë vendim, ndërsa ka shtuar se do të jetë goditje e madhe për klubin.
Federata e Futbollit të Holandës (KNVB) ka bërë të ditur se përveç suspendimit, Twente gjobitet edhe me 45 mijë euro si dhe duhet të jep të gjitha detajet e marrëveshjes me Doyen Sports Investments me bazë në Maltë.