STËRVTITJA E FUNDIT
Të gatshëm për Spanjën
30 March, 2021 @22:22
Kombëtarja e Kosovës e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Kombëtares së Spanjës.
Dardanët kanë stërvitur pa ndonjë ngarkesë të madhe fizike në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës, aty ku nesër do të vihen përballë Kombëtares spanjolle që drejtohet nga Luis Enrique.
Atmosfera tek futbollistët para kësaj ndeshje është shumë e mirë, derisa motivi maksimal.
ORARI i NDESHJEVE, REZULTATET dhe TABELAT
Valon Berisha në stërvitjen e sotme ka bërë ushtrime më të lehta i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.
Para stërvitjes, përzgjedhësi Bernard Challandes në konferencën për media ka thënë se Kosova do të jetë shumë e motivuar për këtë ndeshje, parasegjithash për shkak të vlerave që ka ekipi spanjoll, që pa dyshim është një ndër Kombëtaret më të mira në botë.