CORONAVIRUS
Te Kosova U21, i marrin rezultatet për COVID-19
12 November, 2020 @14:56
Kosova U21, që përgjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për EURO 2021, ka marrë sot rezultatet e testeve për coronavirus.
Sipas informatës së dhënë nga menaxheri i përfaqësueses U21 të Kosovës, Zgjim Sojeva, për Kohën, është bërë e ditur se i gjithë stafi i shpresave ka marrë rezultate negative sa i përket COVID-19.
Kosova i luan dy ndeshjet e fundit eliminatore për Euro 2021. Të parën e ka nesër kundër Shqipërisë në “Fadil Vokrri”, derisa të dytën në udhëtim kundër Turqisë më 17 nëntor.