PËRFAQËSUESJA
Të reja para ndeshjes me Turqinë
8 June, 2017 @17:25
3 ditë para ndeshjes me Turqinë, lajme të llojeve të ndryshme vijnë nga përfaqësuesja e Kosovës.
Sipas Supersport, Valon Berisha po vazhdon të stërvitet individualisht për shkak të lëndimit, pra është në dyshim për të dielën, ndërsa edhe gjendja e Ujkanit po përmirësohet.
RIKTHIMI I RASHKAJT - INTERVISTA
Lëndimi i Benjamin Kolollit ka bërë që në skuadër të ftohet Fanol Përdedaj, derisa raportohet që përfaqësuesja po punon me formacionin 5-4-1 dhe po e ushtron posedimin e topit.