Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJERAJ - PARA NDESHJES

Të thyejmë barrierën

Të thyejmë barrierën


1 April, 2016 @21:51

Njëri ndër futbollistët më me përvojë të Lirisë, Robert Gjeraj, ka thënë se ekipi i tij me angazhim nesër duhet të provojë të thyejë barrierën e rezultateve jo të mira si mysafir në Superligë.

Gjeraj në një prononcim për faqen zyrtare të klubit bardhezi nga Prizreni ka thënë:

“Pres angazhim nga bashkëlojtarët. Kemi skuadër cilësore dhe me përvojë. Por, si mysafir sikurse po na mungon përqëndrimi. Këtë herë është rasti që të thyejmë këtë barrierë dhe të kthehemi me pikë nga Drenasi,” është cituar të ketë thënë Gjeraj nga faqja zyrtare e Lirisë sot.

Te skuadra e Lirisë nuk ka mungesa të raportuara në ekip, prandaj ekipi me në krye Erdogan Celinën kryetrajner, udhëton në përbërje të plotë drejt Drenasit nesër në ndeshjen që nis nga ora 14 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Supersport Kosova.


 
Të gjitha lajmet nga