EURO 2016
Telashe për kombëtaren, lëndohet Meha
31 July, 2014 @13:11
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Alban Meha, është lënduar keq në fazën përgatitore me ekipin e tij Paderborn.
Sipas njoftimeve nga mediat gjermane, Meha, ka lënduar meniskusin dhe kjo do ta lë atë jashtë fushave për disa muaj.
Mungesa e tij do të reflektojë dukshëm cilësinë e kuqezinjëve para ndeshjeve të rëndësishme për EURO 2016 ndaj Portugalisë, Danimarkës dhe Serbisë.
Meha 28 vjeç i lindur në Mitrovicë, ka qenë arsye kryesore pse ekipi i tij Paderborn ka arritur të hyjë në Bundesligë këtë stinor. Ai ka shënuar 12 gola për ekipin e tij në Bundesliga 2 drejt rrugëtimit për në Bundesligë, derisa pjesën e madhe të tyre nga gjuajtjet e lira - që është specialitet i mesfushorit.