INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP
Liverpool i afrohet finales, mposht Cityn
31 July, 2014 @9:15
Liverpool ka arritur të mposht Manchester Cityn në International Champions Cup pas ekzekutimit të penalltive.
Djelmoshat e Brendan Rodgersit kanë arritur t’i bëjnë ballë Stevan Joveticit të Cityt, që ka pasur një paraqitje fantastike, derisa përveç dy golave ka goditur shtyllën dhe i ka shkaktuar telashe bajagi të mëdha mbrojtjes së të kuqve.
Sidoqoftë ekipi nga Anfield me golat e Jordan Henderson dhe Raheem Sterling, ky i fundit 5 minuta para përfundimit të takimit, ka arritur të barazojë rezultatin për të çuar ndeshjen në penallti - ku të kuqtë mposhtën 3-1 Cityn për të dalë në vend të parë të Grupit B në International Champions Cup.
Si llogariten pikët në International Champions Cup:
Pikët në International Champions Cup llogariten sipas këtij sistemi: Fitorja në 90 minuta - 3 pikë; Fitorja me penallti - 2 pikë; Humbja me penallti - 1 pikë; Humbja brenda 90 minuta - 0 pikë; | Fituesi i Grupit A dhe Fituesi i Grupit B - shkojnë në finale, ku përcaktojnë fituesin e garës |
INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP, Tabela - Grupi B:
1 | Liverpool | 5 pikë | 2 ndeshje | |
2 | Manchester City | 4 pikë | 2 ndeshje | |
3 | Olympiacos | 3 pikë | 2 ndeshje | |
4 | Milan | 0 pikë | 2 ndeshje |