KUALIFIKIMET
Lille feston karshi shqiptarëve të Grasshoppersit
30 July, 2014 @20:52
Nënkampioni i Zvicrës, Grasshopper, është mposhtur në ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ekipi zviceran ku luajnë katër shqiptarë nuk i ka bërë ballë dot Lille-it françez, që ka përfunduar në vendin e tretë të Ligue 1.
Amir Abrashi luajti nga minuta e parë e ndeshjes e deri në fund të saj në mesfushën e Grasshopperit, derisa trajneri i ekipit, Michael Skibbe, i dha mundësi në 15 minutat e fundit edhe sulmuesit të ri Shani Tarashaj për të rrezikuar portën françeze - por goli nuk arriti assesi për nënkampionin e Zvicrës.
Dy futbollistët tjerë që mbrojnë ngjyrat e Grasshopersit, Imran Bunjaku dhe Albion Avdijaj - nuk ishin as në bankën rezervë të ekipit.