ROMELU LUKAKU @ EVERTON
Nënshkruan për 5 stinorë
30 July, 2014 @21:59
Sulmuesi i ri belg që në verë të vitit 2011 kaloi te Chelsea nga Anderlechti për 22 milionë euro, sot është bërë edhe me letra - lojtar i Evertonit.
Kjo pasi që Everton theu rekordin e klubit në transferim, duke i paguar londinezëve hiç më pak se 28 milionë funta për shërbimet dhe kartonin e belgut 21 vjeçar.
Lukaku, vitet e fundit i kaloi si huazim, pasi që nuk kishte vend te Chelsea dhe ishte dhënë për kalitje në West Bromwich Albion dhe Everton - së fundi me ardhjen e Diego Costas në Chelsea - kishte humbur shpresat për një vend në formacionin bazë të ekipit.
Këtë më së miri e shfrytëzoi Evertoni - dhe duke paguar shumën e përmendur tashmë ka siguruar shërbimet e njërit ndër sulmuesve më premtues në botë duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.