ERTON FEJZULLAHU
Debuton me dy gola
31 July, 2014 @12:46
Erton Fejzullahu ka realizuar debutimin e tij siç është më së miri me skuadrën e re, Beijing Guoan. Sulmuesi kosovar i cili vetëm pak ditë më parë u transferua në Kinë nga skuadra e Djurgardensit, arriti të gjejë hapësirë në lojë që në ndeshjen e parë dhe këtë e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë.
Në ndeshjen Beijing Guoan - Dalian Aerbin nga kampionati kinez, Fejzullahu u inkuadrua në lojë në minutën 55’ kur rezultati ishte 0-0.
Me inkuadrimin e tij loja e vendasve ndryshoi në tërësi ndërsa akteri kryesor i këtij ndryshimi ishte pikërisht Fejzullahu. Sulmuesi 26 vjeçar shënoi në minutat 74’ dhe 86’ për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij me rezultat të thellë 4-1.
Kjo ishte fitorja e parë e ekipit të Fejzullahut pas dështimeve në tre ndeshjet e fundit.
Video