Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEWCASTLE UNITED

Telefonata dëshpëruese

REUTERS/Arkiv

Telefonata dëshpëruese


2 June, 2015 @9:30

Ryan Taylor morri një telefonatë nga kreu i Newcastle Unitedit, John Carver dje. 

Carver i bëri të ditur atij se nuk do t’i vazhdohet kontrata me Laraskat për stinorin tjetër. 

Mirëpo, e tëra nuk përfundon këtu. Carver e pyeti Taylorin nëse edhe Jonas Gutierrez është afër tij. 

Taylor ia dha telefonin Gutierrezit, të cilit gjithashtu iu kumtua lajmi dëshpërues. 

“Nuk kam pritur që të më ofrohet kontrata e re,” ka thënë Guttierez për BBC Sport-in. 

“Mirëpo, do të ishte mirë po të më thirrte mua personalisht, e jo në këtë mënyrë.” 

Guttierez dhe Taylor janë duke ndjekur kursin për trajnerë në Belfast, derisa argjentinasi ka bërë rikthim senzacional këtë stinor duke e mposhtur kancerin në testise.


 
Të gjitha lajmet nga