Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUGSBURG

Thyen rregullat e karantinës, mungon në ndeshjen e rikthimit nesër

Foto: TheNational

Thyen rregullat e karantinës, mungon në ndeshjen e rikthimit nesër


15 May, 2020 @23:49

Bundesliga rifillon stinorin nesër, për tu bërë e para ndër ligat më të forta në botë që rikthen stinorin 2019/20 në pandemi.

Mirëpo, pse Gjermania është Gjermani dhe pse fillon Bundesliga - arsyeja është respektimi i jashtëzakonshëm i rregullave.

E kjo ka bërë që trajneri i Augsburgut, Heiko Herrlich, për shkak të mosrespektimit të rregullave të karantinës të dënohet me mospjesëmarrje në ndeshjen e ekipit që luan nesër.

Herrlich në konferencë për shtyp ka bërë të ditur arsyet dhe ka pranuar gabimin që e ka bërë.

“Bëra gabim pasi që dola nga hoteli. Edhe pse i respektova rregullat e higjienës, kjo nuk më arsyeton mua pasi që e kisha të ndaluar të dalë nga hoteli ku qëndronim. Unë këtu bëra gabim dhe nuk mbrojta rol-modelin e një sportisti për ekipin tim dhe adhuruesit e saj,” ka thënë ndër të tjera Herrlich, dikur lojtar i Borussia Dortmundit.

Në pyetjen e gazetarëve pse u desht të dilte nga hoteli, Herrlich tha: “Nuk kisha pastë të dhëmbëve dhe shkova deri në supermarket.”

Augsburg që është në rrezik nga rënia prej Bundesligës, nesër prej orës 15:30 pret Wolfsburgun në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga