NJOFTIM NGA KLUBI
Tirana dënohet nga FIFA
27 January, 2017 @15:40
Skuadra e Tiranës ka marr lajm të keq nga FIFA.
Ajo nuk do të mund të regjistrojë asnjë futbollist të ri në afatin kalimtar të janarit, për shkak të borxheve që ka.
Sipas një njoftimi nga klubi, thuhet se Tirana ka likuiduar 600 mijë euro borxhe nga e kaluara dhe vijon të mbyll një pjesë të mbetur nga detyrimet e trashëguara. Klubi ka zgjidhur shumë probleme për të shmangur penalitetet nga komisionet juridike në FIFA, apo edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit.
FIFA e ka pezulluar Tiranën për afatin kalimtar të janarit, duke mos toleruar vonesën për shlyerje të borxhit, ndërsa edhe pas apelimit të bërë nga klubi, vendimi ka mbetur në fuqi.
“Tirana ka lënë pas një periudhë tranzicioni dhe borxhi i mbartur e kalonte vlerën e 2 milionë eurove dy vite më parë. Klubi ka punuar për zgjidhjen e këtij problemi madhor duke shlyer një shifër shumë të madhe parash. Sot borxhet po shkojnë drejt zërimit dhe financat e klubit po rikthehen drejt normalitetit,” thuhet në njoftim.
Me këtë rast, futbollisti i transferuar ditë më parë te Tirana për këtë afat kalimtar, Elis Bakaj, ka mbetur lojtar i lirë.
Klubi do te marre masa per likuidimin e te gjithe borxheve nga e shkuara, per te zeruar problemet dhe nisur nje cikel te ri pa detyrime per sezonin e ri.