BARDHEKALTËRIT
Nderim Nexhipi te Drita
27 January, 2017 @9:43
Mesfushori me përvojë të madhe nga ligat ndërkombëtare dhe së fundi edhe nga ajo e Kategorisë Superiore, Nderim Nexhipi, është pjesë e Dritës.
Njoftimin e ka bërë sot heret në mëngjes ekipi bardhekaltër nga Gjilani që ka trajner Ismet Munishin dhe aktualisht gjenden në përgatitje për pjesën pranverore të stinorit në bregdetin shqiptar.
Nexhipi është aktualisht 32 vjeçar ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Korabit të Peshkopisë në Kategorinë Superiore, për të cilët ka luajtur përgjatë vjeshtës 2016/17.
Shkupjani Nexhipi ka bërë karrierë të bujshme gjatë viteve rinore të tij, duke luajtur në elitën belge, pastaj në Azerbejxhan e Rumani, para se ta kthejë atë Shkëndija e më vonë luajti edhe te Partizani i Tiranës por edhe te Flamurtari i Vlorës.
Futbollsiti në fjalë njihet për kreativitetin e tij në mesfushë dhe pritet t’i sjell Dritës një bukuri dhe cilësi shtesë në lojë.