ARGJEND MUSTAFA
Lideri vjeshtor përforcon mesfushën me Mustafën
26 January, 2017 @15:16
Skuadra që u bë kampione e vjeshtës në Superligë të Kosovës, Trepça’89, pas emërimit të trajnerit të ri, Zekirija Ramadani, së fundi ka bërë të ditur se ka angazhuar në radhët e saja edhe mesfushorin Argjend Mustafa, si huazim prej Skënderbeut të Korçës.
Mustafa ka pasur 9 paraqitje për Skënderbeun këtë stinor në Kategorinë Superiore, ndërsa aty u transferuar pikërisht nga ekipi i Trepçës’89.
Me përvojë nga Kategoria Superiore, 23 vjeçari do të jetë ndihmë e madhe për mesfushën e Trepçës’89 që mëton titullin e parë kampion të Kosovës.