Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E PASDITES

Tirana, Kukësi e Teuta sigurojnë gj’finalen

Tirana, Kukësi e Teuta sigurojnë gj’finalen


24 June, 2020 @20:11

Skuadrat e Superiores nuk e kanë pasur të vështirë sigurimin e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj ekipeve të ligave më të ulëta të Shqipërisë.

Përveç Teutës, që është dashur të djersistet mirë ndaj Vllaznisë dhe të sigurojë vend në katërshen më të mirë në garë për trofeun e Kupës, Tirana e Kukësi kanë kaluar lehtë kundërshtarët e tyre.

TIRANA - BESËLIDHJA

Kështu sot, Tirana barazoi ndaj Besëlidhjes 1-1 [Djordjevic 47 - Muçi 90] për të shkuar tutje, pasi që ndeshjen e parë e kishte fituar 5-1. Kështu me rezultat total 6-2 lideri i Superiores arrin gjysmëfinalen.

KUKËSI - APOLLONIA

Në përballjen tjetër, Kukësi mposhti Apolloninë e Fierit 3-1 [Lulaj 27, Shkurtaj 43, Ethemi 48 - Gjata 75p] në shtëpi, pasi që kishte mposhtur edhe si mysafir të njëjtit në Fier 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-2 shkon tutje.

TEUTA - VLLAZNIA

Ndërkaq Teuta sot me golin e vetëm të Renato Arapit kaloi tutje, pasi që përballja e parë kishte përfunduar 2-2 në Shkodër. Teuta mposhti Vllazninë 1-0 [Arapi 76] dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 (ndeshja në Loro Boriçi kishte përfunduar 2-2) ecën tutje.

SKËNDERBEU - BYLIS

Aktualisht po zhvillohet edhe ndeshja e kthimit e çiftit të fundit çerekfinal ku Skënderbeu në Korçë po luan ndaj Bylisit. Duelin e parë e kishte fituar Bylis 1-0.


 
Të gjitha lajmet nga