Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLON d'OR 2021

Topi i Artë ‘21, rekord i Lionel Messit

Topi i Artë ‘21, rekord i Lionel Messit


29 November, 2021 @23:45

Sulmuesi i Paris St-Germainit dhe Argjentinës, Lionel Messi, ka fituar Topin e Artë për të shtatën herë - rekord! Ky është çmimi që i ipet futbollistit më të mirë të vitit! Theksojmë, jo të sezonit por të vitit.

Messi 34-vjeçar i ka ndihmuar kombëtares së tij këtë vit që të fitojë Copa America (ekuivalentin e EUROs për Amerikën Latine), ndërsa ka shënuar 40 gola në vitin 2021 (28 për Barcelonën, 4 për PSG dhe 8 për Argjentinën).

Sulmuesi i Bayern Munchenit Robert Lewandowski mori vendin e dytë, ndërsa mesfushori i Chelseat Jorginho u bë i treti, para sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema e Ngolo Kantes së Chelseat, që përfundoi i pesti.

Lionel Messi

Ballon d’Or votohet nga 180 gazetarë të ndryshëm nga bota. Çmimi nuk u dha në vitin 2020 për shkak të pandemisë - coronavirus.

Në secilin vit, që prej vitit 2008 deri në vitin 2019 këtë çmim e kanë fituar Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo, hiç vitin 2018 kur më i miri u përzgjodh Luka Modric i Real Madridit dhe Kroacisë.

Messi ka hyrë në histori të futbollit duke u bërë lojtari i parë që e fiton këtë trofe për të shtatën herë (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021).

”Është e pabesueshme të jem këtu përsëri. Para dy vitesh mendova se ishte hera ime e fundit. Triumfi me Argjentinën në Copa America më duket se ishte çelësi. Ky është vit special për mua, pasi që të fitosh në Maracana (Brazilin 1-0 në finale) është një ndjenjë tejet domethënëse si dhe kjo të festohet me tërë popullin argjentinas,” ka thënë ndër të tjera Messi.

Polaku Lewandowski shënoi 53 gola në vitin 2021 në të gjitha garat për Bayernin. Ai mori çmimin që u krijua sivjet, për sulmuesin më të mirë të vitit.

Portieri i PSG-së, italiani Gigi Donnarumma fitoi trofeun Yashin për portierin më të mirë të vitit, ndërsa Chelsea si fitues i Ligës së Kampionëve u zgjodh ekipi më i mirë i vitit.

Mesfushori i ri i Barcelonës Pedri u përzgjodh si më i miri i të rinjve nën moshën 21-vjeçare, duke fituar trofeun Kopa. Futbollistja më e mirë e vitit u përzgjodh Alexia Putellas e Barcelonës.

Messi



PIKËT NGA VOTIMET PËR TOPIN E ARTË 2021:

Lionel MESSI 613 pikë
Robert LEWANDOWSKI 580 pikë
JORGINHO 460 pikë
Karim BENZEMA 239 pikë
Ngolo KANTE 186 pikë
Cristiano RONALDO 178 pikë
Mohamed SALAH 121 pikë
Kevin DE BRUYNE 73 pikë
Kylian MBAPPE 58 pikë
Gianluigi DONNARUMMA 36 pikë


RENDITJA E TË GJITHË LOJTARËVE NË GARË PËR TOPIN E ARTË 2021:

1 Lionel Messi (PSG)
2 Robert Lewandowski (Bayern Munich)
3 Jorginho (Chelsea)
4 Karim Benzema (Real Madrid)
5 N'golo Kante (Chelsea)
6 Cristiano Ronaldo (Manchester United)
7 Mohamed Salah (Liverpool)
8 Kevin De Bruyne
9 Kylian Mbappe (PSG)
10 Gianluigi Donnarumma (PSG)
11 Erling Haaland (Borussia Dortmund)
12 Romelu Lukaku (Chelsea)
13 Giorgio Chiellini (Juventus)
14 Leonardo Bonucci (Juventus)
15 Raheem Sterling (Manchester City)
16 Neymar (PSG)
17 Luis Suarez (Atletico Madrid)
18 Simon Kjaer (AC Milan)
19 Mason Mount (Chelsea)
20 Riyad Mahrez (Manchester City)
21 Bruno Fernandes (Manchester United)
22 Lautaro Martinez (Inter Milan)
23 Harry Kane (Tottenham)
24 Pedri (Barcelona)
25 Phil Foden (Manchester City)
26 Nicolo Barella (Inter Milan)
27 Ruben Dias (Manchester City)
28 Gerard Moreno (Villarreal)
29 Luka Modric (Real Madrid)
30 Cesar Azpilicueta (Chelsea)

 
Të gjitha lajmet nga Champions League