Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HOTSPURS

Tottenham shkarkon Antonio Conten

Tottenham shkarkon Antonio Conten


27 March, 2023 @0:11

Pak para mesnatës, Tottenham Hotspur ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Antonio Conte me marrëveshje dypalëshe. Pas një mori kritikash që i dha ekipit me ndeshjen e fundit ndaj Southamptonit.

Italiani quajti lojtarët “vetjak” dhe kritikoi kulturën e klubit në konferencën për shtyp pas barazimit befasues ndaj Southamptonit, ndërsa reagimi i kryesisë veçse pritej pas kësaj.

Conte qëndroi 16-muaj në krye të Tottenhamit, ndërsa siguroi Ligën e Kampionëve në stinorin e kaluar. Aktualisht ekipi është i katërti në renditje, por i dalur nga të gjitha garat.

Ndihmës-trajneri Cristian Stellini do të merr rolin e kryetrajnerit deri në fund të stinorit ka bërë të ditur Tottenham, ndërsa Ryan Mason do të jetë zëvendës i tij.

Conte është bërë trajneri i tretë me kontratë që është ndarë me klubin prej se ekipi kishte ndarë rrugët me Mauricio Pochettinon në vitin 2019.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League