Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Trajner i ri dhe plot përforcime, Vëllaznimi kërkon rikthimin në Superligë

Trajner i ri dhe plot përforcime, Vëllaznimi kërkon rikthimin në Superligë


3 August, 2021 @12:33

Sezoni i ri 2021/2022 pritet që ta gjejë Vëllaznimin më mirë sesa fundi i sezonit që e lamë pas.

Në krye me trajnerin e ri Granit Begolli dhe me disa transferime tashmë të ardhura e disa tjera në pritje, Vëllaznimi sezonin e ri e nis me synim rikthimin në Superligë.

Klubi gjakovar veçse i ka filluar stërvitjet, ku të pranishëm kanë qenë gjithsej 20 lojtarë.

Sipas faqes zyrtare të klubit gjakovar, nga sezoni i kaluar në skuadrën e Vëllaznimit kanë qëndruar lojtarët Ardit Vokshi, Lekë Vula, Yll Myrta, Antonio Marku, Arlind Basha, Rron Rogova, Gardison Tunaj, Bernard Kastrati, Agon Stuja, Erris Gojani e Dafnis Brahimaj, ndërkohë që nga skuadra juniore te ajo seniore kanë kaluar futbollistët Dielli Brovina e Etnik Shyti.

Sa i përket transfereve, te skuadra gjakovare deri tash janë transferuar Zamir Vjerdha (portier), Daniel Disubi (mbrojtës), Donart Sheqerolli (mesfushor), Dardan Rogova (sulmues) dhe Donati Toma (sulmues).

Në vijim, pritet që në skuadrën gjakovare të shtohen edhe disa përforcime, për të qenë sa më të gatshëm që në sezonin e ri të luftojnë për rikthim në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë