GANI SEJDIU

Trajneri i vitit merr drejtimin e Trepçës’89
13 January, 2016 @14:49
Trepça’89 që në fund të stinorit vjeshtor shkarkoi nga detyra Arsim Thaçin ka emëruar si trajner të ri të skuadrës Gani Sejdiun.
Sejdiu, kishte bërë kampion dhe fitues të Kupës Ferronikelin në stinorin e kaluar, ndërsa këtë stinor e mbajti në krye të tabelës.
Sidoqoftë, ai u largua nga Ferronikeli në fund të stinorit vjeshtor, ndërsa tash është angazhuar si trajner i ri i Trepçës’89.
Sejdiu u shpallë trajneri më i mirë i vitit 2015 nga FFK.