BRAZILIANI I BARCELONËS

Foto: eurosport
Neymar në gjyq
13 January, 2016 @12:40
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, që së fundi arriti vendin e tretë në përzgjedhjen për Topin e Artë 2015 është urdhëruar të paraqitet në gjyq për shkak të dyshimeve për mashtrim.
Sipas raportimit të AFP-së, ylli brazilian bashkë me prindërit e tij, kreun e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ish kryetarin Sandro Rosell dhe dy drejtorë të Santosit janë ftuar që të japin dëshmi në gjyq.
Neymar duhet të paraqitet në gjykatë më 2 shkurt.
Arsyeja e ftesës nuk është bërë e ditur, mirëpo besohet se ka të bëj me çështjen e transferit të tij nga Santos te Barcelona vite më parë, kur kishte shumë polemika lidhur me të drejtat e lojtarit dhe pagesat nga Barcelona.