Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI DISIPLINOR

Trajneri i Vushtrrisë pezullohet deri në kompletimin e lëndës!

Trajneri i Vushtrrisë pezullohet deri në kompletimin e lëndës!


23 April, 2022 @1:11

Komisioni Disiplinor i Ligës së Parë ka pezulluar trajnerin e Vushtrrisë, Samuel Nikaj, deri në kompletimin e lëndës.

Vendimi është publikuar mbrëmë në faqen zyrtare të Federatës, derisa trajneri Nikaj në minutat e fundit të ndeshjes ndaj 2 Korrikut ka fyer rëndë gjyqtarin e ndeshjes thuhet në njoftim.

“Kryetrajneri i KF “Vushtrria“, Samuel Nikaj, nr ID.015755M77. Në minutën 90+, fyen në baza familjare gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi B, 2 Korriku- Vushtrria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati datë : 26.04.2022 ora 13:00. Pezullohet në ushtrimin e detyrës deri në kompletimin e lëndës.” — shkruan në Vendimin e KD-së.

Kujtojmë, Vushtrria është në luftë për një vend që dërgon direkt në Superligë me Ferizajin, ndërsa me barazimin ndaj 2 Korrikut 0-0 tashmë i ka lehtësuar punën ferizajasve.

Vushtrria pritet që të përfundojë e dyta në renditje, pozitë kjo që mundëson Superligën përmes dy ndeshjeve të barazhit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë