AUSTRI-SHQIPËRI
Tramezzani parashikoi golin
27 March, 2016 @22:24
Pak orë para ndeshjes ndaj Austrisë, teksa skuadra shqiptare ishte në ashensor, ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani, dha një parashikim i cili doli të ishte i saktë pas ndeshjes.
Këtë kuriozitet e tregoi për Telegrafin, Ermir Lenjani.
“Ishim në ashensor unë, Paolo dhe disa lojtarë tjerë. Duke zbritur ai e morri dorën time dhe aty e shkroi ‘gol’, duke më thënë se do të shënoja. Pas ndeshjes ia tregova dorën që kishte shkruar në të dhe më tha “E kam ditur që do të shënosh gol, jam krenar me ty që të kam në Kombëtare””, tregon Lenjani për Telegrafin duke qeshur.
Lenjani e shënoi golin e nderit për Kombëtaren Shqiptare, me ndeshjen që u mbyll 2-1 në të mirë të Austrisë.