TRANSFER
Tre përforcime te Ferizaj
6 July, 2017 @11:19
Skuadra e rënë në Ligën e Parë, Ferizaj, është përforcuar me tre futbollistë të rinj, me synim për t’u rikthyer në Ligën e Parë.
Ferizajasit kanë transferuar ish sulmuesin e shumë skuadrave të ndryshme kosovare dhe së fundi të Lirisë së Prizrenit, Fillim Guraziun, pastaj mesfushorin e Ulpianës, Avdyl Halitin dhe mbrojtësin e krahut të djathtë të 2 Korrikut, Argjend Bekteshin.
Më parë, skuadra e Ferizajt e kishte zyrtarizuar edhe portierin Alban Miftari.