Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLL I PLOTË NË DERBIN E KUPËS

Tre të kuq, goli i Lukakut s’lejon fitoren e Juventusit

Tre të kuq, goli i Lukakut s’lejon fitoren e Juventusit


5 April, 2023 @0:39

Dueli përfundoi në mënyrë koatike, derisa Inter ka arritur që të barazojë me penalltinë e minutës së fundit të ndeshjes duelin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndaj Juventusit vendas.

Tri kartona të kuq u dhanë në fund të ndeshjes, derisa goli i epërsisë për Juventusin i ardhur nga Juan Cuadrado (83’) u neutralizua me goditjen e fundit në ndeshje, për 1-1, kur sulmuesi belg i Interit barazoi nga penalltia (90’+5) dhe mori kartonin e kuq gjatë festës së golit.

Të dyja ekipet nuk kishin ndonjë rast të madh për të shënuar derisa erdhi goli i epërsisë së Juventusit, ndërsa loja me dorë e Gleison Bremerit në kohën shtesë të duelit çoi në “trazira”. Lukaku shënoi për barazim, por mori kartonin e dytë të verdhë për shkak se festoi duke provokuar tifozët bianconerë, kurse drama vazhdoi edhe pas fishkëllimës së fundit të referit, kur Cuadradoja dhe kapiteni i Interit Samir Handanovic morrën të kuq, pas përleshjeve mes dy taboreve.

Dueli i kthimit dhe bileta e finalistit të Kupës nga kjo përballje, do të kuptohet më 26 prill në Giuseppe Meazza.

Kliko X për ta larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga