GJAKOVË
Trepça e fundosur, befason Vëllaznimin
17 May, 2015 @17:50
Trepça e fundosur në tabelë, ka befasuar Vëllaznimin në Gjakovë, duke ia shkëputur një pikë.
Edhepse gjakovarët ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes dhe kishin raste tepër të mira për të fituar ndeshjen, ata nuk e arritën këtë dhe Trepça përmes sulmeve të rralla ka siguruar barazimin me gol të Denis Krasniqit.
Golin për Vëllaznimin e shënoi Ermir Nikoliqi, që u gjend më së miri në zonë pas një tollovie të krijuar duke futur në rrjetë topin e dëbuar nga shtylla që e kishte goditur Mevlan Zeka.
Vëllaznimi me këtë pikë ka dalë nga zona e rrezikshme që dërgon në Play-Out, por fitorja e shumëkërkuar nga djelmoshat e Genc Hoxhës, do t’i kishte siguruar atyre një komoditet më të madh për ndeshjet e mbetura.
Në anën tjetër, Trepça me sot, është anëtare e Ligës së Parë të Kosovës, pasi që më nuk ka gjasa teorike të shpëtojë nga rënia.