Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

7+ NË MITROVICË

Trepça fiton në goleadë me A&N, ngritet në renditje

Trepça fiton në goleadë me A&N, ngritet në renditje


6 May, 2023 @19:19

Në një ndeshje të dy skuadrave të rehatuara për këtë stinor në Ligë të Parë, është parë një goleadë e vërtetë nga shikuesit e pranishëm, ndërsa Trepça ka shënuar fitore 4-3 ndaj ekipit prizrenas A&N në një përballje me kthesa në rezultat.

Trepça avancoi 2-0, ndërsa mysafirët përmbysën epërsinë e tyre në 2-3, për të përfunduar ndeshja me 4-3 në fund. Ka qenë sulmuesi Moustapha Ba që i dha epërsinë mitrovicasve të drejtuar nga Emin Baliqi, ndërsa u asistua nga Diar Mustafa. Epërsinë e shtoi i riu Bleron Fetahu me një solo aksion, ndërsa prizrenasit e zbutën rezultatin me Qëndrim Gashin për tu mbyllur pjesa e parë 2-1 për vendasit.

Në pjesë të dytë start i mirë nga ekipi i Genc Tamnikut, ndërsa Qëndrim Gashi barazoi rezultatin në 2-2 (59’). Pas kësaj ka qenë Jenuz Kollani që i dha avantazhin pas 4 minutash mysafirëve. Por, Trepça nuk u dorëzua.

TABELA AKTUALE

Elmedin Rama në 10 minutat e fundit shënoi dy herë për t’ia sjellë fitoren ekipit dhe për t’i ngritur në renditje, ndërsa njëherë u asistua nga Ba, e në golin e fitores nga Edis Ahmeti.

Trepça 4-3 A&N [Moustapha Ba 17, Bleron Fetahu 27, Elmedin Rama 80, 82 - Qëndrim Gashi 38, 59, Jenuz Kollani 63]

Me fitore, Trepça është ngritur në pozitën e pestë të renditjes tabelare, duke mbledhur 31 pikë nga 25 ndeshje, ndërsa kjo ka qenë fitorja e tretë në katër ndeshjet e fundit për ta. A&N në anën tjetër, mbetet e parafundit në renditje, në pozitën e nëntë, me 25 pikë, përkundër lojës së treguar sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë