RIZA LUSHTA - MITROVICË
Trepça’89 demolon Istogun
23 August, 2015 @18:47
Trepça’89 i ka dhënë një goditje të madhe Istogut që në xhiron e parë të stinorit duke e mposhtur 4-0 në Riza Lushta sot dhe atë me 4 gola të shënuara në pjesë të parë të ndeshjes.
Serinë e golave për mitrovicasit e drejtuar nga Arsim Thaçi ia nisi, Argjend Mustafa, pas asistimit të Shpëtim Idrizit. Pas vetëm tre minutave Samir Sahiti asistoi te Blerand Kurtishaj, ndërsa Kurtishaj pak më vonë asistoi te Shpëtim Idrizi për golin e tretë të skuadrës.
Një minutë pa përfunduar pjesa e parë, Sahiti pasoi te Kurtishaj që shënoi për 4-0.
Trepça’89 ka dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes, derisa debutimi në Superligë për trajnerin e ri të Istogut, Genc Hoxha, ka qenë për tu harruar sot.
Istogu pret Prishtinën në xhiron e radhës, derisa mitrovicasit udhëtojnë në Podujevë për tu takuar me Llapin.
SHIKO TABELËN AKTUALE
Video