Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - PRISHTINA

Triumf me përmbysje, fitorja e parë e Prishtinës

Foto: FC Prishtina

Triumf me përmbysje, fitorja e parë e Prishtinës


19 September, 2021 @16:59

Ka ardhur fitorja e parë e Prishtinës në këtë sezon të Superligës.

Skuadra kryeqytetase sot triumfoi 1-2 (Ardin Dallku 35’ / Mendurim Hoti 60’, Besnik Krasniqi (P) 80’) ndaj Dukagjinit nga Klina, për ta arritur kështu tre-pikëshin e parë sezonal.

TABELA AKTUALE

Të parët në epërsi sot kaluan vendasit, që përmes golit të Ardin Dallkut në minutën e 35’, shkuan me epërsi në pushimin mes pjesëve.

E përmbysja e mysafirëve erdhi në pjesën e dytë.

Fillimisht për 1-1 shënoi Mendurim Hoti i asistuar nga Leotrim Kryeziu (60’), e përmbysja e plotë erdhi në minutën e 80’, kur Besnik Krasniqi shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2 nga pika e bardhë.

Pas 5 xhirove të luajtura, Prishtina momentalisht ka 5 pikë, kurse Dukagjini ka vetëm 2.


 
Të gjitha lajmet nga