Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAVAREZËT FESTOJNË

Tuchel debuton me fitore në derbi, Bayern në krye

Tuchel debuton me fitore në derbi, Bayern në krye


1 April, 2023 @20:49

Bayern Munchen ka nisur me fitore aventurën me kryetrajnerin e ri të ekipit Thomas Tuchel, ndërsa ekipi i bavarezëve ka mposhtur rivalin më të madh Borussia Dortmund 4-2, për të rimarrë kreun pikërisht nga këta të fundit.

Thomas Muller ka shënuar dy gola brenda 5-minutash për t’i dhënë Bayernit krahë dhe për t’ia siguruar fitoren që në pjesë të parë, kur bëri rezultatin 3-0, ndërsa deri në fund, Dortmundi nisi të shënojë vetëm pasi që pranoi 4 gola, për rezultatin përfundimtar Bayern 4-2 Dortmund [Kobel 13ag., Muller 18, 23, Coman 50 - Can 72pen., Malen 90].

Fitorja, bën që Bayern të ketë 55 pikë nga 26 ndeshje, duke e lënë Dortmundin e drejtuar nga Edin Terzic në 53.

 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga