ALANYA 2017
Turneu në Alanya, mësim për futbollistet e Kosovës
Teskti: FFK
5 March, 2017 @18:21
Me ndeshjen kudër Kombëtares së Turqisë, Përfaqësuesja e Kosovës përmbylli turin prej tri ndeshjeve në turneun “Alanya Cup”.
Në ballafaqim me ekipin turk vashat e Kosovës sikur tashmë ishin ngjallur edhe më shumë. Vashat e Kosovës megjithëse pësuan një gol herët nga pakujdesi nuk u dorëzuan por sulmuan dhe pjesa e parë u përmbyllë me rezultat minimal për ekipin turk.
Pjesa e dytë u takoi vashave kosovare, të cilat mbizotëruan, e qarkulluan topin më mirë, ndërtuan shumë aksione. Shënuan dy gola dhe barazuan rezultatin. Në vazhdim krijuan disa raste shënimi e që po të konkretizoheshin përfaqësuesja e Kosovës mund të dilte fitimtare.
Pati një angazhim maksimal të të gjithë ekipit. Humbja nga Turqia erdh krejtësisht nga disa gjysëmraste dhe nga mospërvoja dhe pakujdesia para portës së përfaqësueses së Kosovës.
Por, pavarësisht humbjes, futbollistet e Kosovës treguan e dëshmuan, cilësi por mungesë përvoje e me një dëshirë të flakët për fitore, gjë që e bën ekipin përfaqësues një ekip me perspektivë. Ky turne do të jetë shumë domethënës për Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa Shtabi teknik pas këtij turneu do të nxjerrë mësimet me përparësitë dhe mangësitë e ekipit.
INFOBOX:
Kosova – Turqia 2:4 (0:1) Fusha e futbolli Goldcity Shikues: disa dhjetëra Gjyqtare: Meliz Ozaigden, Belgin Kumru, Demet Gok e Neslihan Muratdag. Shënuese: Isik(3), Korkmaz(64), Altinkulak(73) e Cinar(77) për Tur dhe Musa(67) e Q. Krasniqi (72) për Kos. Kosova: Kolgeci, Haxha, Kaçiu(Govori), Krasniqi, Zeka(Musa), Limani, Kryeziu, Kastrati, Shala(Bajra), Islami(Durguti), Biçkaj(Rexha) . Turqia: Aydin,Yenicer, Cumert(Okur), Uzunguney, Turkoglu, Korkmaz, Peker(Gundogdu), Altinkulak,Topcu, KayaIsik, Isik. |