LIRIA - BESA
Emini vendos, Besa merr 3 pikë në Prizren
5 March, 2017 @14:58
Në takimin e luajtur sot në “Përparim Thaçi” të Prizrenit, takimi i cili vendosi përballë dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Lirinë e Besën, fitores në fund iu gëzuan pejanët.
Me pjesën e parë që u mbyll pa gola, pejanët epërsinë e gjetën me të filluar pjesa e dytë. Ishte Leart Emini ai i cili e zhbllokoi ndeshjen, me një gol të shënuar me kokë. Lojtari në fjalë sot ishte i vendosur në pozicione më defansive se zakonisht nga trajneri Gani Sejdiu, mirëpo as kjo nuk e pengoi atë në gjetjen e golit. Ky ishte goli i tij i dytë sivjet në kuadër të Superligës.
Në vazhdim të takimit, prizrenasit provuan ta gjenin golin e barazimit kryesisht me anë të Liridon Fetahajt, mirëpo barazimi nuk erdhi dhe takimi u mbyll me shifrat 0-1.
Kjo fitore bën që Besa të mbetet në vendin e pestë me 31 pikë, kurse Liria ndodhet 2 pozita më poshtë me 23 pikë.