ROMA - NAPOLI
Napoli feston në ‘Olimpico’
4 March, 2017 @16:52
Në ndeshjen më interesante të javës në Itali, Napoli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Romës në ‘Olimpico’.
Edhe pse Roma llogaritej favorite për ta fituar këtë duel, ishte belgu Mertens ai i cili mendonte ndryshe dhe me nga një gol për secilën pjesë, i dha fitoren skuadrës së tij. Roma e gjeti golin e nderit përmes holandezit Strootman pak para fundit, mirëpo ishte vonë për ndonjë rikthim eventual.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Elseid Hysaj, i cili pati një paraqitje mjaft të mirë.
Gjithsesi, përkundër humbjes së pësuar sot, Napoli mbetet prapa Romës në renditje.