VIDEO
Krosimi i Celinës sjell golin
4 March, 2017 @21:18
Bersant Celina ka festuar sot fitoren me skuadrën e tij, Twente, në përballje me skuadrën Willem II, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2-1, ndërsa vet futbollisti ka pasur gisht një njërin prej golave të Twentes.
Pikërisht goli i parë që u shënua në minutën 27’ erdhi falë Bersant Celinës, i cili krosoi nga krahu i majtë, ndërsa topi përfundoi në portë pas reagimit të gabuar të mbrojtjes kundërshtare, duke u regjistruar si autogol.
Celina ishte titullar dhe luajti gjatë tërë ndeshjes, derisa kosovari tjetër te Twente, Enis Bunjaki, nuk u inkuadrua fare në lojë.