SADIKU-ALIOSKI v KOLOLLI
Sadiku e Alioski shënojnë, Kololli asiston
4 March, 2017 @21:31
Skuadra zviceraqne e ish-ndihmësit të kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzanit, Lugano, ka shënuar fitore sot me rezultat 2-1 ndaj skuadrës së Benjamin Kolollit, Lausanne, ndërsa golat e fitores u shënuan nga futbollistët shqiptarë.
Së pari Armando Sadiku shënoi për 1-0 në minutën e gjashtë 6’, ndërsa më pas reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, shënoi për 2-1.
Goli i mysafirëve, që u shënua në minutën 32’, erdhi pas asistimit të Benjamin Kolollit.
Vlen të ceket se për Sadikun ky është goli i katërt në pesë ndeshje të zhvilluara.