VIDEO: SHQIPTARËT NË KROACI
Muzafer Ejupi me dy golësh mposht Ismajlin e Memollën
5 March, 2017 @17:30
Java e 23-të në kampionatin kroat i ka ballafaquar futbollistët shqiptarë mes veti.
Skuadra Osijek e sulmuesit shqiptar me nënshtetësi maqedonase, Muzafer Ejupit, e priti në shtëpi skuadrën e Hajdukut, për të cilën luajnë Ardian Ismajli dhe Hysen Memolla.
Ejupi ishte protagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje, duke shënuar dy gola për fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2-1.
Ejupi ishte i plotë në këtë ndeshje, kurse në anën tjetër Ismajli luajti deri në minutën 81’, derisa Memolla e përcjelli ndeshjen nga banka rezerve.
Me këta dy gola, Ejupi arrin në kuotën e gjithsej 11 golave, që e bën atë të kryesojë në listën e golashënuesve.