HEROLIND SHALA
Shala: U munduam, por fati na ktheu shpinën
9 October, 2016 @22:15
Futbollisti i Kosovës, Herolind Shala, e ka cilësuar humbjen ndaj Ukrainës të pafat, megjithëse skuadra e tij është munduar shumë.
Shala, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, i falenderoi të gjithë për përkrahjen, sidomos pas rezultateve jo të mira me Kroacinë dhe Ukrainën, ndërsa shtoi se kjo do t’i rrit edhe më shumë ata.
“U munduam shumë por në fund fati na ktheu shpinën. Do të rritemi edhe më shumë, do të ju bëjmë krenar. Faleminderit shumë për mbështetjen e madhe që po na jepni, ajo do të na rrisë edhe më shumë,” ka shkruar Shala.