KUQEZINJTË
U nisën!
12 November, 2015 @14:07
Me autobus, futbollistët dhe stafi i kombëtares së Shqipërisë para disa minutave janë nisur për në Prishtinë, për miqësoren e nesërme ndaj Kosovës.
Mesfushori i kombëtares, Herolind Shala, ka ndarë këtë fotografi në Facebook me këto fjalë: “U nisëm për Kosovë, për ndeshjen vëllazërore. Shihemi në Prishtinë.”
Kosova dhe Shqipëria takohen nesër në ora 14 në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ndërsa dyert për publikun që ka bileta hapen nga ora 11.