NË RADAR TË TOPÇINJËVE
Arsenal dërgon skautë për Xhakën
12 November, 2015 @10:55
Arsenal ka dërguar zyrtarë të ekipit për të shikuar nga afër Granit Xhakën. Një transfer i mundshëm në afatin kalimtar të janarit është potencial, prandaj topçinjtë e kanë marrë seriozisht reprezentuesin 23 vjeçar të Zvicrës me origjinë shqiptare.
Performancat në ngritje të Xhakës me Borussia Monchengladbachun ka dhënë sinjal te Arsenal, derisa Metro shkruan se 21 milionë euro duhet derdhur në arkën e ekipit gjerman për t’ia blerë kartonin lojtarit në fjalë.
Xhaka aktualisht është kapiten i Borussia Monchengladbachut, ekip ky që ka kapur formën e mirë në Bundesligë me ta ndërruar trajnerin (që edhe e bëri Xhakën kapiten). Gladbach bën pjesë edhe në Ligë të Kampionëve këtë stinor.