PARA MIQËSORES
Kuqezinjtë zbarkojnë nesër
11 November, 2015 @22:17
Skuadra historike shqiptare që arriti kualifikimin në EURO 2016, me në krye trajnerin Gianni De Biasi pritet të arrijë nesër në Prishtinë, kanë shkruar mediat tiranase sot.
Kosova do të ndeshet me Shqipërinë të premten në ora 14 në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ndërsa kuqezinjëtë pritet të arrijnë nesër pasdite.
Gianni De Biasi pritet të mbajë edhe një konferencë për shtyp para përballjes me Kosovën nesër mbrëma.
Kombëtarja shqiptare është grumbulluar në Durrës qe 4 ditë dhe pas takimit me Kosovën të premten pret Gjeorgjinë në Tiranë të hënën e ardhshme.