PA MITROVICË E GJAKOVË!!!
Pikat e shitjes për biletat Kosova-Shqipëria
11 November, 2015 @21:32
Përveç tre pikave në Prishtinë dhe në nga një pikë nëpër Prizren, Pejë, Gjilan, Vushtrri e Ferizaj, askund tjetër nuk do të ketë bileta të ndeshjes Kosova-Shqipëria, ka bërë të ditur FFK-ja sot.
Befason që Mitrovica e Gjakova nuk kanë pikë shitëse për këtë ndeshje, ndërsa biletat tashmë kanë çmimet prej 3 deri në 10 euro.
Veriu dhe Jugu kushtojnë 3 euro, Lindja 7, ndërsa Perëndimi 10 euro.
Pikat e shitjes janë këto: Art Foto, Newborn, Sheshi Ibrahim Rugova - Prishtinë; Sheshi Shadërvan - Prizren; Sheshi kryesor - Pejë; Agjencioni Dardani QM - Gjilan; Sheshi kryesor - Ferizaj dhe Te Nexhi - Vushtrri;
Biletat dalin në shitje nesër prej orës 10:00 paradite.