MËRGIM BRAHIMI
Nuk festoj nëse i shënoj Shqipërisë
11 November, 2015 @12:41
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Brahimi (23 vjeç) mezi pret duelin e të premtes Kosova-Shqipëria.
I lindur në Istog, Brahimi, që është mesfushor i ekipit elit të Zvicrës, Grasshopers, pritet që të jetë startues në përballjen e së premtes.
Në ndeshjen e fundit të Kosovës, ndaj Guinesë Ekuatoriale, ai kishte shënuar dy golat e fitores së Kosovës.
Por çka nëse i shënon Shqipërisë?
“Pres të ketë shumë shikues dhe të jetë ndeshje sportive. Emocione kemi, por loja është lojë. Nuk është me rëndësi kush shënon, por kush fiton. Sidoqoftë, nëse shënojë do të gëzohem, por nuk do të festojë,” ka thënë Brahimi në një prononcim të tijin për Kohën Ditore.
Brahimi ka qenë pjesë e reprezentacioneve U21 të Zvicrës dhe Shqipërisë. Për U21 të Zvicrës ai ka regjistruar 4 paraqitje, ndërsa për atë të Shqipërisë 8. Mesfushori në fjalë ka qenë edhe pjesë e ekipit senior të Shqipërisë në miqësoren e zhvilluar ndaj Iranit në maj të vitit 2013.