HISTORI
Kosova-Shqipëria, 13 vite më parë
10 November, 2015 @23:31
Data e 6 shtatorit të vitit 2002 kishte veshur stadiumin e qytetit të Prishtinës me kuqezi. Kosova për herë të parë priste Shqipërinë në ndeshje vëllazërore, derisa nga ajo kohë kanë kaluar 13 vite.
Atyre që nuk iu kujtohen se kush ka qenë pjesë e Kosovës atëherë dhe e Shqipërisë, po ua përkujtojmë para ndeshjes së të premtes.
Formacionet historike: Kosova - Shqipëria
KOSOVA | SHQIPËRIA | ||
Portierë: | Ahmet Beselica; | Arian Beqaj; | |
Mbrojtës: | Faruk Statovci, Arsim Abazi, Fadil Ademi, Mehmet Dragusha | Altin Lala, Geri Çipi, Arjan Xhumba (K), Ervin Fakaj; | |
Mefsushorë: | Besnik Kollari, Xhevdet Llumnica, Zenun Selimi, Sunaj Keçi, Ismet Munishi | Besnik Hasi, Edvin Murati, Alban Bushi, Devi Muka; | |
Sulmues: | Enis Fetahu | Altin Rraklli, Igli Tare | |
Rezervë: | M. Qosa, Ynall Duraku, Milaim Humolli, Bekim Isufi, Kushtrim Munishi, Ylber Aliu, Patrik Doçi, N. Jasiqi, Emin Ismajli, Ndrec Komani, A. Haliti, B. Thaqi, Besim Bajraktari. | Alpin Gallo, Klodian Duro, Elvis Sina, Foto Strakosha, Ervin Skela, Bledar Kola, Lorik Cana. |
FAKTE:
1 | Ardian Kozniku ka qenë pjesë e 11-shes së Kosovës në këtë ndeshje simbolikisht, pasi që këtu i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist. | |||
2 | Lorik Cana, 19 vjeç, ka debutuar si rezervë për Shqipërinë në këtë ndeshje, duke e zëvendësuar Besnik Hasin në minutën e 80-të të ndeshjes. |