VAZHDOJNË SEMINARET
Gjonbalaj, përgatit trajnerët e ri
11 November, 2015 @20:04
Debatik Curri, Rijat Shala, Ismet Ramushi e disa lojtarë të tjerë të njohur që kanë dalë nga Kosova, tashmë janë nxënës të Malsor Gjonbalajt, drejtorit të Qendrës për Edukim të Trajnerëve pranë FFK-së.
Gjonbalaj duket i pandalshëm në mësimdhënien e trajnerëve potencial, derisa kjo është hera e tretë që ai udhëheq këto lloje të trajnimeve që në fund në bazë të suksesit krijojnë trajnerët e ri me, së pari Elite Youth Licence e pastaj edhe UEFA B.
Në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) dhe asaj tonës, seminari po vazhdon të edukojë trajnerë të futbollit në Kosovë, ka thënë Gjonbalaj, transmeton lajmi.net.