STADIUMI I QYTETIT (FOTO: EKSKLUZIVE)
Kosova, nis stërvitjet
11 November, 2015 @15:15
Në prani të një numri të madh të gazetarëve, përfaqësuesja e Kosovës ka nisur stërvitjet e para, para ndeshjes festive miqësore ndaj Shqipërisë.
Albert Bunjaki i ka dhënë urdhërat e para ndaj futbollistëve të pranishëm në stadiumin e qytetit të Prishtinës, të cilët pas ngrohjes kanë nisur të bëjnë edhe stërvitjet standarde.
Kosova të premten pret Shqipërinë e kualifikuar në EURO 2016 në Prishtinë.
Te lojtarët është vërejtur një disponim i mirë, derisa të gjithë dukeshin të qeshur, por njëkohësisht edhe serioz për të kryer detyrat e dhëna nga trajneri Bunjaki.
Nesër në ora 14:00 Kosova do të zhvillojë edhe stërvitjen e radhës para ndeshjes me Shqipërinë.